Kënga e Dafinës 'rikthen' në jetë një fanse të saj
Dafina Zeqiri vazhdon të pëlqhet mjaft shumë nga publiku.
Ajo përherë është konsideruar si këngëtarja që përveç se është unike është edhe shumë origjinale.
Këngët e saj arrijnë çdo herë miliona klikime në yotube, por ka disa prej tyre që fansat i veçojnë pak më shumë.
“Duro” është kënga që u duartrokit tejet shumë për tekstin dhe mesazhin e fortë që përcjellë.
Është pikërisht kjo këngë që një fanses së Dafinës i ndihmoi shumë në jetën e saj, ndaj edhe i shkroi këngëtares.
Pas kësaj edhe Dafina ka reaguar duke treguar rëndësinë që ka dashuria dhe përkrahja e tyre për të.
“Nga të ia filloi? Si do mund të ua përshkruaj se si po ndjehem, kur dikush më tregon se si muzika ime i ka inspiruar, i ka ndihmuar të kalojnë disa nga ditët e tyre më të këqija në jetë? Muzika më ka shpëtuar mua, po emocionohem kur po e shkruaj këtë… Zoti e ka ditur atë ditë se nuk ishte koha ime akoma dhe se duhej të mbijetoja dhe të iu ndihmoja të tjerëve të mbijetojnë po ashtu”, ka shkruar këngëtarja.
Kujtojmë se gjatë muajit shtator Dafina ka publikuar albumin e saj me titull “Dafinë moj”.
(Kosova Sot Online)