![Gjesti zgjidhet lider në 'Big Brother Albania VIP 4'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/19/200x200_Gjesti_lider_ne_Big_Brother_vip1739973168.jpg)
Kënga e Yll Limanit, e 7-a nga 100 këngët më të dëgjuara në Zvicër
![Kënga e Yll Limanit, e 7-a nga 100 këngët më të dëgjuara në Zvicër](/uploads/kosova-sot/images/2021/December/20/auto_mm11640002420.png)
Këngëtari, Yll Limani, është duke i shijuar sukseset e këngëve të mini-albumit që publikoi javën e kaluar.
Ylli publikoi mini-albumin e titulluar “Lshoja Zanin” me pesë këngë në të gjitha platformat sociale.
Por, kënga “Lshoja Zanin” e cila mban edhe emrin e albumit është njëra ndër më të preferuar e cila ka mbledhur mbi katër milionë klikime deri tani.
Këngëtari përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” ka treguar se “Lshoja Zanin” është renditur e shtata në mesin e 100 këngëve më të dëgjuar në Zvicër.
“Urime, Lshoja zanin është e shtata në top 100 këngës në Zvicër”, shkroi menaxheri i tij.
Kujtojmë që Ylli ishte i ftuar javën e kaluar së bashku me Ledrin në shtëpinë e famshme.
(Kosova Sot Online)