Bebe Rexha është më e informuar për traditat shqiptare sesa vajzat shqiptare

  • G.g /
  • 21 December 2021 - 07:54
Bebe Rexha është më e informuar për traditat shqiptare sesa vajzat shqiptare

Bebe Rexha ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku tregon se po shijon pushimet në ishujt Turks dhe Caicos. Mirëpo, ajo ka vendosur një unazë dhe varëse ari dhe ka zbuluar që ato i dhurohen vajzës kur martohet, si pjesë e traditës shqiptare.

“Pak rock and roll në plazh nuk i bën keq askujt. Kam vënë stoli monedhë prej ari turk që është një pjesë e madhe e kulturës shqiptare. Zakonisht këto i merr si dhuratë kur martohesh, por unë i kam blerë vetë”, ka shkruar ajo.

Më tej Bebe ka publikuar një shkrim në Instastory ku thuhet: “Shqiptarët nuk kanë pemë familjare, por pyll familjar!” E kështu të gjithë biem dakord që shumica e shqiptarëve i përkasin fiseve të mëdha. Bebe është kthyer në ambasadore të kulturës shqiptare dhe më këto detaje të vazhdueshme vetëm sa i krenon bashkatdhetarët.

(Kosova Sot Online)