Djali i Shkurte Gashit sot feston ditëlindjen e parë, ja si e uroi këngëtarja

  • G.g /
  • 21 December 2021 - 09:40
Djali i Shkurte Gashit sot feston ditëlindjen e parë, ja si e uroi këngëtarja

Shkurte Gashi është ndër këngëtarët që më së shumti është përfolur për jetën e saj private.

Ajo është nënë e një djali me emrin Mal.

Mali sot feston ditëlindjen e parë dhe mami Shkurta e uroi me fjalet me te Mira.

“Mali ynë sot feston ditëlindjen e parë, dashuria jonë u kurorëzua me Malin e bukur! ndjenja më e mirë që e përjetuam në jetë ishte data 21/12/2020, kjo datë që na dha epitetin prindër, ardhja e Malit në jetë ishte emocion dhe gëzim për gjithë familjen tonë, Mal mrekullia jonë në një vjetorin tënd urojmë që jeta jote të jetë një përrallë e bukur, ne do të jemi gjithmonë përkrah teje, deri në frymën e fundit, gëzuar shëndet e shumë fat për ty, të duam shumë” ka shkruar Shkurta.

(Kosova Sot Online)