Arrestohet aktori i famshëm, dyshohet se tentoi ta vrasë të dashurën
Ylli i Home Alone “Devin Ratray”, u arrestua të mërkurën me akuza për dhunë në familje pasi dyshohet se tentoi të mbyste të dashurën e tij në një dhomë hoteli në Oklahoma, në fillim të këtij muaji.
44 vjeçari njihet për rolin e tij në fëmijëri, si vëllai i madh ‘i keq’ i Kevin McCallister në filmin e vitit 1999, “Home Alone”.
Në këtë ngjarje, ai raportohet se ishte inatosur më të dashurën e tij, ndërsha dyshja kishin pirë në një lokal pasi ajo nuk i kishte paguar dy fanse për autografin e tij.
Përleshja vazhdoi më pas në dhomën e gjumit në hotel, ku dyshohet se u dhuna dhe u përpoq ta mbyste atë. Ratray u arrestua të mërkurën dhe tani po përballet me akuza për sulm në familje.
Një burim policor zbuloi se Ratray “u dorëzua” sipas Fox Neës. Që atëherë ai është liruar nga paraburgimi pasi ka postuar një garanci prej 25,000 dollarësh dhe i mohon akuzat.
Pasi u kthyen në dhomën e tyre të hotelit në Hyatt Place Oklahoma City, Ratray dyshohet se e shtyu të dashurën në shtrat para se të vinte njërën dorë në fyt dhe tjetrën në gojë.
“Viktima kishte probleme me frymëmarrjen ndërsa po mbytej dhe ndërsa dora e të pandehurit ishte mbi gojën e saj”, sipas një deklarate nën betim.
Ratray gjithashtu dyshohet se i tha asaj: “Kështu vdes ti”. Më pas e dashura e tij kafshoi dorën e Ratray-t ndërsa ajo u përpoq të bërtiste për ndihmë. Më pas ai ndaloi ta mbyste, por dyshohet se filloi ta godiste dhunshëm më pas.
Gruaja arriti të çlirohej nga duart e Ratray dhe doli me vrap nga dhoma.
Ratray gjithashtu dyshohet se e goditi me grusht në një tavolinë kur ajo ishte kthyer në dhomë për të marrë gjërat e saj.
(Kosova Sot Online)