Arbana Osmani raportohet se paguhet rreth 8 mijë e 100 euro në muaj
Skandali me të dhënat e qytetarëve që po qarkullon në “WhatsApp”, ku tregohen identiteti, kartat e identitetit, pozicioni i punës dhe paga përkatëse ka ngjallur kureshtje edhe për emrat e njohur të ekranit shqiptar.
Nga 73 mijë lekë të reja deri në 1 milion të reja janë pagat e personazheve të njohur të shoëbizz-it në këtë database.
Nuk dihet se si kanë rrjedhur këto të dhëna, por Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka deklaruar se do të depozitojë një kallëzim penal në prokurori.
Arbana Osmani që drejton Big Brother VIP në Top Channel, sipas mediave në Shqipëri, paguhet rreth 8 mijë e 100 euro në muaj.
Ndërkohë Bora Zemani, emër tashmë i njohur për të gjithë shqiptarët, merr rreth 2 mijë e 600 euro për emisionin “Për’puthen” të cilin e drejton tash e dy vjet.
(Kosova Sot Online)