Mish e shpirt me njëri-tjetrin! Ja si është raporti i Besit me vjehrrën e tij
Me një video në llogarinë e saj në “Instagram”, Xhensila Myrtezaj na ka prezantuar me copëza momenti të momenteve të saj në familje, duke na treguar se gjëja që e bën të lumtur e të buzëqeshur gjithmonë është marrëdhënia e ngushtë që Bes Kallakut ka me mamanë e saj.
“A këta të dy”, ka shkruar këngëtarja krahë videos së saj në “InstaStory”, ku duket se Besi qëndron pranë mamasë së saj, teksa e ngacmon me shakatë e tij karakterizuese. Duket sikur mamaja e Xhensilës i përshtatet mjaft mirë humorit të dhëndrit të saj me buzëqeshje në fytyrë.
Ndërkohë, rikujtojmë se në intervista të mëparshme, Bes Kallaku ka folur për marrëdhënien me vjehrrën e tij, duk na treguar se ka një lidhje të ngushtë me mamanë e Xhensilës dhe se e ka ndihmuar në momente të vështira shëndetësore.
Nga ana tjetër, Xhensila ka treguar se sa e vlerëson mamanë e saj, duke thënë se ia ka dalë e vetme ta rrisë dhe të kujdeset për të, në mënyrë të tillë që talentin për muzikën ta mbartë gjithnjë.
“A do mundja unë të bëja atë që nëna ime ka bërë? Ime më ka luftuar shumë për mua për motrën time, u përpoq me mish e shpirt që të shkollohemi për të qenë në rrugën e drejtë. Mami gjithmonë ka qenë nënë konservatore. Unë mendoj që këto nëna dhe këto raste u duhen dhënë ndihmë edhe nga shteti edhe nga ne si komunitet. Ato janë heroina të vërteta”- ka rrëfyer ajo.
(Kosova Sot Online)