Pse FOTO-ja e aktorit të njohur turk duke u lutur në korridorin e gjykatës është bërë virale?!

  • G.g /
  • 25 December 2021 - 10:44
Pse FOTO-ja e aktorit të njohur turk duke u lutur në korridorin e gjykatës është bërë virale?!

Më në fund  është zgjidhur çështja e kujdestarisë për djalin e aktorit dhe këngëtarit të njohur turk dhe për publikun shqiptar Özcan Deniz ndaj bashkëshortes së tij Feyza Aktan, me të cilën u divorcua në vitin 2019. 

Avokatët e palëve morën pjesë në seancën vendimmarrëse të çështjes e cila vazhdonte prej rreth një viti e gjysmë, në Gjykatën e Familjes të Stambollit. 

Ndërsa Özcan Deniz erdhi në seancë me vëllain e tij të madh Ercan ,shtypi nuk u pranuan në seancë pasi ishte një vendim konfidencialiteti.

Por ajo që ra në sy dhe u bë menjëherë virale ishte imazhi i Özcan Deniz duke u falur teksa priste në korridorin e gjykatës  të niste seanca.

Nga ana tjetër, nuk ka kaluar pa u vënë re fakti që Deniz ka ardhur në seancë me truproje.

Gjykata Familjare  e Stambollit vendosi që kujdestaria e fëmijës t'i mbetet nënës, Feyza Aktan dhe të shtohen ditët e vizitës së Özcan Deniz.

Özcan Deniz, i cili bëri një deklaratë për gazetarë që e prisnin pas seancës, tha:

"Për shkak se djali im është i vogël, gjykata vendosi që ai të qëndrojë me të ëmën. Ditët e takimit tim me djalin tim më janë shtuar. Të drejtat e mia për djalin tim janë rregulluar pak më shumë. Ishte një vendim i shkurtër. Do ta kuptoj më qartë kur ta lexoj. Ende nuk kam informacion të qartë se çfarë vendimi është marrë", tha ai.

Nga ana tjetër, Feyza Aktan në një prononcim pas seancës tha:

“Pas një viti e gjysmë realisht kam pasur një krizë nervore, ende nuk jam në dijeni të vendimit, nuk mund ta besoj se ka mbaruar vërtet duhet të marr frymë thellë, ndaj faleminderit shumë."

(Kosova Sot Online)