Çmimi marramendës i këpucëve të Arbana Osmanit

  • A.P /
  • 25 December 2021 - 21:55
Çmimi marramendës i këpucëve të Arbana Osmanit

Këpucët me platformë janë zyrtarisht trend… sërish! Ia pamë Dua Lipës në pasarelën e ‘Versace’, e pastaj edhe Lady Gaga, Ariana Grande, Olivio Rodriguez, i veshën në mënyrat e tyre.

Së fundmi, ia pamë edhe Lori Hoxhës, teksa ajo vizitonte Parisin.

Ndërkohë dje, një palë të tilla ia pamë Arbana Osmanit, në spektaklin special të “Big Brother VIP”, ku u festuan për herë të parë Krishtlindjet.

Arbana kishte zgjedhur t’i vishte me një fustan bardh e zi.Mirëpo ndjekësve nuk iu ka shpëtuar çmimi i tyre. Faqja “Albanian Street Style” ka treguar se kushtojnë plot 1100$, dhe janë Valentino Garavani.

Image

(Kosova Sot Online)