Pas shitjeve të albumit të saj, Dafina Zeqiri më në fund përmbush misionin e bukur!
Këtë vit, këngëtarja Dafina Zeqiri ka lançuar albumin “Dafinë Moj”, që padyshim ishte një nga albumet më të suksesshëm, ku të gjitha këngët dhe bashkëpunimet e saj u kthyen në hite të dëgjuara kudo në Shqipëri.
Ashtu siç na kishte njoftuar edhe më herët, Dafina Zeqiri pati vendosur se të ardhurat e fituara nga albumi, do të shkonin për bamirësi.
Ditën e sotme, ajo na komunikoi se e përmbushi misionin e saj.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj të “Instagram” ajo zbuloi se paratë fituara janë dhuruar për Shoqatën e Autizmit.
Krahas pamjeve, ajo ka ndarë edhe emocionet nga ky gjest.
“Sot vizituam shoqatën e autizmit, ku përveç se kaluam çaste të bukura duke këndu dhe vallëzu me fëmijët e shoqatës, ashtu siç kemi premtu, dorëzuam mjetet nga shitja e albumit “Dafinë Moj”.
Nga mjetet e mbledhura, do të ofrohen 2 mijë ore shërbime multidisiplinare – falas, për raste sociale që trajtohen në shoqatë. Kjo është nisma jonë për një kauz kaq të madhe.”, ka shkruar këngëtarja, e cila ka postuar foto të momenteve të saj gjatë veprimit të bamirësisë.
“Shoqëria e Autizmit” e ka falenderuar këngëtaren, duke i dedikuar një tortë e cila shkruan “Për këtë donacion, ka faj veç Dafina”.
(Kosova Sot Online)