Ky është premtimi që Ronela bën për në Eurovision
Ronela Hajati u shpall fituesja e Festivalit të 60-të të Këngës, në Radio Televizionin Shqiptar. Ajo do të përfaqësojë vendin tonë në Eurovizion me këngën “Sekret”.
Mes emocionesh Ronela u shpreh se kjo kupë i dedikohet të atit të saj të ndjerë dhe nuk harroi të kujtojë se shumë nuk besuan tek ajo. Ndërsa pas fitores, me disa foto nga performanca ajo bën një premtim për publikun.
“Faleminderit të gjithë atyre që më kanë mbështetur gjithë këto vite! Ju dua me shpirt. Premtoj se do të bëj një rinovim, një video dhe një performancë për t’u mbajtur mend. Nuk kam fjalë…”, ka shkruar këngëtarja.
(Kosova Sot Online)