Lexoni edhe:
Engji tregon se si ra në hitha pasi bëri dush
Pas më shumë se dhjetë vitesh të ndarë, Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver tashmë janë zyrtarisht të divorcuar.
Arsyeja kryesore e vonesës së procedurave të divorcit ka qenë për shkak se kanë patur marrëveshje të vështirë për ndarjen e pronave midis tyre.
Engji tregon se si ra në hitha pasi bëri dush Lexoni edhe:
TMZ ka raportuar se Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shiver mund kenë ndarë në mes një pasuri prej plot 400 milionë dollarësh.
Marrëdhënia e tyre nisi të tatëpjetën kur u zbulua se Arnold Schwarzenegger, 74 vjeç, kishte një fëmijë me kujdestaren e dikurshme të familjes, Mildred Baena.
Aktori e fshehu për vite me radhë sekretin që ishte baba i Joseph, djalit të Mildred, e cila pretendonte se i ati i djalit ishte ish-bashkëshorti i saj.
Mirëpo ngjashmëria e Joseph me Schwarzenegger bënë që Maria të vinte në dyshim e të pyeste Mildred për atësinë e djalit.
“Është një situatë shumë e vështirë për djalin dhe është një situatë shumë e vështirë për fëmijët e mi,” tha Arnold për Howard Stern në vitin 2015. “Situatë shumë e vështirë për familjen time. Ishte e vështirë për të gjithë. Por tashmë ka ndodhur dhe na duhet ta kalojmë, apo jo?”
Aktori i “Tarminator” ka katër fëmijë me tashmë ish-gruan: Katherine, 32 vjeçe, Christina, 30, Patrick 28, dhe Christopher, 24 vjeç.
(Kosova Sot Online)