E dinit që profesori i La Casa De Papel është i vërtetë?

  • G.g /
  • 05 January 2022 - 11:13
E dinit që profesori i La Casa De Papel është i vërtetë?

Asgjë që keni parë në serialin “La Casa De Papel”, për vjedhjen gjigande në Bankën e Spanjës nuk ka qenë e sajuar, e shpikur, apo e pavërtetë dhe për këtë japin garanci producentët dhe vetë ‘profesori’ që ka udhëzuar skenaristët në shkrimin e serialit.

Ai quhet Luis Ramon Nunez, është 71 vjeç dhe është inxhinier në pension që jeton në Madrid. “Producentët thonë se unë jam profesori i vërtetë”, thotë ai në një intervistë për Corriere della Sera.

Me anë të studimeve dhe gjithë përllogaritjeve të tij është realizuar një nga vjedhjet më të famshëm të ekranizuara ndonjëherë. Producentët e kanë kontaktuar për t’i marrë një këshillë që të nxjerrin arin në mënyrën më të realiste të mundshme nga Banka e Spanjës dhe ai gjeti mënyrën për ta bërë këtë, në kohë rekord. Në vetëm 3 orë, inxhinieri studioi kohën dhe fuqinë që duhej për ta nxjerrë arin me disa përllogaritje të thjeshta.

“Përdora ekuacione që i përdorin shumë studentë”, ka treguar ai.
Kënaqësia më e madhe për të është veç fakti që gjithë bota është magjepsur pas idesë së tij.

(Kosova Sot Online)