Rita Ora me të dashurin në Sydney me aeroplan privat
Rita Ora dhe Taika Waititi janë kthyer në Sydney pasi kanë kaluar Vitin e Ri në Bayron Bay, në veri të Uellsit të Ri Jugor.
Çifti, të cilët janë në lidhje për gati një vit, fluturuan në Harbour City me aeroplan privat të enjten, shkruan DailyMail.
Këngëtarja shqiptaro-britanike, 31 vjeçe, tregoi një vështrim të shkurtër të barkut të saj në një bluzë mëndafshi pasi doli nga aeroplani me të dashurin e saj regjisor, 46 vjeçar.
Biondja e kombinoi pjesën e sipërme të saj me pantallona të zeza të larta deri në bel dhe një xhaketë të gjatë të zezë, duke treguar stilin e saj të egër.
Ajo i tërhoqi flokët e saj kaçurrela në një model topuz, të cilat i kishte kapour me një kapëse ngjyrë rozë.
Rita mbante sendet e saj esenciale në një çantë mbi supe dhe në sytë e saj kishte një palë syze dielli të errëta.
Taika ishte veshur me pantallona të zeza, një bluzë të bardhë të gjerë dhe syze dielli, dhe gjithashtu mbante një çantë të markës “Prada”.
Rita mbante një maskë të zezë për fytyrën ndërsa rastet e COVID-19 po shënojnë rritje në Sydney.
Taika Waititi
FOTO GALERI
Ajo kishte dokumentuar pushimet e çiftit në Instagram, por e mbajti të fshehtë vendndodhjen e tyre specifike duke postuar vetëm fotografi të saj në plazh.
Rita mbërriti në Australi me të dashurin e saj në fillim të dhjetorit.
Që kur arritën në Sydney, ata janë parë duke bërë blerje në “Bondi” dhe duke frekuentuar plazhin, madje kanë marrë pjesë edhe në premierën e “Being the Ricardos”.
Rita është në Australi për edicionin e radhës të “The Voice Australia”, ku sërish do të jetë anëtare e jurisë.
Rita së fundmi tha për The Independent se do të donte të kishte një familje të mirë dhe të madhe.
“Nuk e prisja të gjeja dashurinë në Australi dhe as nuk po e kërkoja atë”, tha ajo, duke shtuar se dëshiron ta mbajë marrëdhënien e saj me babanë e dy fëmijëve, Taika, jashtë vëmendjes së mediave.
(Kosova Sot Online)