Nuk do ta besoni se çfarë ka thënë Pete Davidson për lidhjen e tij me Kim Kardashian!

  • A.P /
  • 10 January 2022 - 15:14
Nuk do ta besoni se çfarë ka thënë Pete Davidson për lidhjen e tij me Kim Kardashian!

Pete Davidson, i njohur për humorin dhe personalitetin e tij karizmatik, ka dalë nga “vetja” për tè bërë një deklaratë të fortë, që lidhet me partneren e tij, Kim Kardashian.

Ai tha se e konsideron lidhjen e tij me Kim Kardashian “marrëdhënien më të rëndësishme” që ai ka pasur ndonjëherë, sipas një burimi të “Hollywoodlife”

“Ai po sillet në këtë marrëdhënie ndryshe se me lidhjet e tjera dhe këtë gjë e ka bërë sepse e ndjen që është në fakt lidhja më e rëndësishme që ai ka pasur ndonjëherë,” ka thënë një burim i afërt me aktorin e “Saturday Night Live”.

“Kjo marrëdhënie me Kim-in në sytë e Pete ka gjithashtu shumë interes dhe ai nuk do donte kurrë ta mbyllte atë”, shtoi burimi.

Ylli i “King of Staten Island” dhe themeluesja e “SKIMS” fillimisht u lidhën gjatë xhirimit të episodit të 9 tetorit të “SNL”, i cili ishte debutimi pritës i Kim.

Gjatë episodit, Kim dhe Pete ndanë ekranin për një sketch të frymëzuar nga Aladdin i “Disney”, ku ajo luajti personazhin e princeshës Jasmine!

Pasi të dy diskutuan romancën e tyre gjatë një shëtitjeje magjike në tapet, ata ndanë një puthje të shkurtër në ekran – duke u bërë që kimia e tyre të dallohet qartë nga të gjithë.

Pete ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes pasi ka krijuar lidhje me disa nga gratë më të bukura të Hollywood, përfshirë kështu Kate Beckinsale, Phoebe Dynevor të Bridgerton, Kaia Gerber, Cazzie David dhe, natyrisht, ish të fejuarën e tij Ariana Grande.

(Kosova Sot Online)