A është e lumtur Lady Gaga?
Lady Gaga është në lidhje me Michael, 44, për më shumë se dy vjet, dhe duket se këngëtarja dhe aktorja është "serioze" për romancën e tyre.
Një burim ka thënë se “Lady Gaga dhe Michael janë ende bashkë dhe po shijojnë lidhjen e tyre”.
Gaga, 35 vjeç, dhe Michael e zyrtarizuan romancën e tyre në Instagram në shkurt të vitit 2020, kur ajo ndau një foto të tyre në një jaht në Miami, Florida.
Gaga - emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta, thuhet se e sheh të dashurin e saj si një shtyllë force në jetën e saj.
Ndërkohë vitin e kaluar Gaga luajti rolin e Patrizia Reggianit në “House of Gucci”.
Këngëtarja e kthyer në aktore - personazhi i së cilës në ekran u dënua për punësimin e një vrasësi për të vrarë ish-bashkëshortin e saj.
Gaga ka zbuluar së fundmi se ajo ishte tërhequr nga përvojat e saj traumatike për rolin e saj.
(Kosova Sot Online)