Në një lidhje me Flor Mumajesin? Evi Reçi i thotë të gjitha për herë të parë
Evi Reçi është këngëtarja e talentuar dhe e dashur për publikun, e cila përveç talentit në muzikë, është përfshirë edhe në fushën e gazetarisë.
Kështu, gjatë kohës që ishte pjesë active e tregut muzikor, Evi ka bërë një sërë bashkëpunimesh me këngëtarin e njohur Flori Mumajesin.
Ato kanë realizuar shumë këngë të suksesshme së bashku përfshirë kështu hitin “I ngjan asaj”, që dëgjohet ende, edhe pse pas 7 vjetësh.
Ndërkohë, raporti i tyre është përfolur gjatë nga mediat rozë dhe portalet, të cilët kanë vënë re marrëdhenien e ngushtë midis dy artistëve, duke krijuar kështu dyshime për diçka më shumë midis tyre.
Prej kohësh nuk ka patur ndonjë reagim nga dyshja, të cilët janë mjaft të rezervuar për jetën private, por së fundmim ka qenë vetë këngëtarja qëi ka mohuar fjalët një herë e mirë.
“Mu desh të shkëputesha për studimet e universitetit. Takohemi më rrallë por dëgjohemi. Jam shumë mirënjohëse ndaj Florit. I jam falenderuese për këngët që më ka dhuruar. Është një jo e madhe sepse nuk ka pasur më tepër se kaq. Përtej miqësisë dhe afrimitetit që kishim si miq, vetëm bashkëpunime kemi pasur.”, u shpreh ajo.
Rikujtojmë se Evi Reçi ka kaluar një periudhë mjaft të vështirë, që nga tërmeti i 26 nëntorit, ku ka humbur të gjithë familjen e xhaxhait të saj.
(Kosova Sot Online)