Distanca me Ledrin dhe rritja e Poem, Sara Hoxha shuan kureshtjen e të gjithëve!
Sara Hoxha, blogerja e njohur sidomos për lidhjen e saj me reperin e famshëm Ledri Vula, ka bërë një intervistë me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku ka zbuluar detaje nga jeta e saj private.
Kryesisht, ajo i është përgjigjur pyetjeve lidhur me eksperiencën e saj si mama dhe vështirësitë që ka patur me vogëlushen Poem.
Një nga ‘followers’-at e Sarës, e ka pyetur blogeren lidhur me rritjen e vajzës së tyre.
“Si ka qenë eksperienca jote me Poem? Si u përballe me pagjumësinë dhe breastfeeding?”
“E vështirë, por me kohën kam harruar çdo natë pa gjumë dhe çdo vuajtje me breastfeeding. Kështu që duroj, bëhet më mirë.”- është shprehur Sara.
Një nga kuriozitetez e ndjekësve ka qenë pikërisht marrëdhënia e saj me Ledrin, e cila shumë shpesh duket se ka qenë në largësi. Megjithatë, Sara është përgjigjur duke thënë se jo çdo gjë është ashtu si duket dhe ata kalojnë shumë kohë me njeri-tjetrin.
“Përgjigju sinqerisht!
S’e ka problem Ledri dhe ti gjithashtu kaq kohë larg njeri-tjetrit?”- shkruan një ndjekës.
“Jetojmë bashkë dhe kalojmë më shumë kohë bashkë seç duket në ‘Instagram’. Hera e fundit që ishin bashkë ishte para 3 orësh në airoport.”- ka sqaruar ajo.
Ndërkohë, e pyetur nëse zgjohet shpesh natën Poem dhe a flen në shtratin e saj, Sara ka thënë:
“Po fle në krevatin e vet, ndonjëherë fle dhe me ne. Ndonjëherë nuk zgjohet fare, ndonjëherë zgjohet. Se di ç’të them.”-është përgjigjur ajo.
(Kosova Sot Online)