Fejohet “Kevini”, nuk është më “i vetëm në shtëpi”

  • G.g /
  • 27 January 2022 - 12:15
Fejohet “Kevini”, nuk është më “i vetëm në shtëpi”

Macaulay Culkin dhe Brenda Song po nisen drejt altarit.

Çifti prej katër vitesh dhe prindërit e një djali nëntëmuajsh, janë fejuar, ka thënë një burim për People.

Song, 33 vjeçare, u fotografua duke mbajtur një unazë dimanti në gishtin e dorës së majtë, ndërsa doli për një shëtitje në Beverly Hills, Kaliforni.

Culkin, 41 vjeç, dhe Song u takuan në xhirimet e Changeland në Tajlandë dhe u lidhën së pari në mënyrë romantike në korrik të vitit 2017 duke ngrënë darkë në Craig’s, një restorant italian në Los Angeles.

(Kosova Sot Online)