Dalin pamjet nga momentet kur Einxhel kthehet në Big Brother: Mos, mos, mos, duhet të shtrihem urgjent
Moderatorja Einxhel Shkira është rikthyer paraditen e së shtunës në shtëpinë e Big Brother Vip, pas operacionit ëë iu nënshtrua në krah. Në rrjetet sociale është publikuar momenti kur Einxhel hyn në banesë me lot në sy.
“Mos më prekni mos mos duhet të shtrihem urgjent”, i thotë Einxhel banorëve që e përshëndesin dhe duan ta takojnë.
Gjatë spektaklit të mbrëmshëm moderatorja tregoi se ndërhyrja kishte shkuar mirë dhe se ishte në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, por nuk u dha vendimi final për rikthimin e saj në shtëpi ose jo. Vendimi u mor ditën e sotme pas konsultimit të ekipit mjekësor, duke parë dhe ecurinë e gjendjes së Einxhel.
Lajmi për rikthimin e saj në shtëpi është dhënë në faqen zyrtare të Big Brother Vip në Instagram, ku theksohet se mjekët kanë vlerësuar se gjendja shëndetësore është e mire dhe se “Big Brother ka vendosur që ajo të rikthehet”.
Postimi i plotë:
“Big Brother” ka vendosur pas konsultimit me ekipin mjekësor se Einxhel është në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti do të rikthehet në garë duke iu bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri!
Incidenti i rëndë ndodhi teksa Einxhel Shkira po zhvillonte një nga lojërat e organizuara me konkurrentët e tjerë. Sfida ishte të hipte sipër një “rrotë” të improvizuar (një nga kolltuqet në shtëpi) dhe të rrotullohej së bashku me të. Në fillim banorët e pritën me të qeshura dhe me shaka por moderatoja shprehu mbrëmë se në momentin e incidentit nuk ka dashur të përhapë panik ndaj e ka kaluar me të qeshur. Gjithashtu ajo falendëroi banorët që i kanë qëndruar afër.
(Kosova Sot Online)