![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
Shemi Ilirët dhe Lindita Selimi publikojnë këngën “Zahir Pajaziti”
![Shemi Ilirët dhe Lindita Selimi publikojnë këngën “Zahir Pajaziti”](/uploads/kosova-sot/images/2022/January/31/auto_272273790_652932409168671_986891337920931496_n-750x302_11643619175.jpg)
Këngëtarët e mirënjohur Shemsi Krasniqi “Ilirët” dhe Lindita Selimi kanë publikuar këngën “Zahir Pajaziti”.
Kjo këngë premierë i është kushtuar komandantit të shquar të UÇK-së, Zahir Pajazitit, i cili më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, pas një rezistence të armatosur me forcat serbe, bien heroikisht.
Tekstin e këngës e ka shkruar Ismail Fazliu, muzikën Hysni Klinaku, orkestrimin e kanë bërë Muhamet Selimi, Driton Fazli dhe Hysni Klinaku, kitarë Astrit Stafaj, çifteli dhe fyell Gent Hoxha.
Realizimi është bërë nga “Mproduction”.
(Kosova Sot Online)