‘Logjikoni’/ Pasi u kritikua për fotografitë me djalin e porsalindur reagon Selvija

  • E /
  • 02 February 2022 - 08:49
‘Logjikoni’/ Pasi u kritikua për fotografitë me djalin e porsalindur reagon Selvija

As bashkëshortja e këngëtarit Shpat Kasapi nuk i ka shpëtuar kritikave, (shpesh të paqëndrueshme) në rrjete sociale.

Së fundmi, ajo u komentua për sa i përket grimit në foton me djalin e porsalindur.

“Njerëzit që e kanë parë videon e kanë vërejtur se në lindje kam shkuar pa grim, këto foto janë të bëra një javë pas lindjes ku normal vendosëm t’i kemi kujtim disa momente të ëmbla. Që të mos e zgjas shumë se u bë grimi im histori, kjo jam unë, e dua veten të rregulluar, më motivon kjo gjë dhe do vazhdoj derisa unë të dua. E juaja është të flisni çka të doni, secili librin e vet e mbush para Zotit por fillimisht shikoni gjërat, logjikoni, mirëmbetshi”- është shprehur ajo mes tjerash.

(Kosova Sot Online)