
Partneri i Rihanës dikur i dashuri i këngëtares kosovare

Rihanna dhe A$AP Rock zbuluan disa ditë më parë se do bëhen prindër. Këngëtarja dhe biznesmenja është në pritje të fëmijës së parë dhe ky lajm emocioni fansat e saj.
Rihanna dhe reperi nisën një lidhje në nëntor 2020, pasi qëndruan për disa vite shokë të ngushtë, periudhë gjatë së cilës A$AP Rock, emri i vërtetë i të cilit ësht Rakim Mayers, kishte rënë në dashuri me të.
Çifti, të dy 31-vjeç, zbuluan lajmin me një seri fotosh të realizuara në rrugët e New York, ku këngëtarja mbante veshur një xhup ngjyrë rozë dhe zbuloi barkun e rrumbullakosur.
Dyshja nisën një miqësi me njëri-tjetrin kur nisën bashkëpunimet muzikore në vitin 2011, përfshirë Cockiness (I Love It, 2011) që ishte pjesë e albumit të saj “Talk That Talk”.
Ata performuan së bashku këngën e tyre në MTV VMA në 2012. Një vit më vonë, Rihanna i kërkoi reperit që të hapte koncertin e saj Diamonds World Tour.
ASAP, i cili ka qenë në romancë me këngëtaren Rita Ora, shkroi një këngë për seksin oral me yllin e muzikës po dhe performancën e saj në dhomën e gjumit.
“S’më intereson se çfarë thua për mua. Jam e kënaqur më atë që bëj dhe jam krenare për atë që jam e çfarë përfaqësoj”, iu përgjigj Rita Ora deklaratave të reperit për marrëdhënien e tyre.
(Kosova Sot Online)