
Ermali dhe Ariana kanë shijuar mëngjesin më të nxehtë sot

Arratisja më e shpeshtë e personazheve publikë këtë dimër ka qenë drejt destinacioneve që sigurojnë rrezet e diellit dhe temperaturat e larta. Të radhës që kanë vizituar Maldivet janë Ariana dhe Ermal Fejzullahu. Ariana ka ndarë pamjet e ëmbla të mëngjesit krah bashkëshortit, duke shijuar detin dhe rrezet mes puthjeve.
“Mirëmëngjes”, ka shkruar ajo duke mos shtuar asnjë detaj tjetër sepse pamjet flasin vetë.
(Kosova Sot Online)