Majk dhe Marin së shpejti me një bashkëpunim të ri

  • G.g /
  • 05 February 2022 - 10:16
Majk dhe Marin së shpejti me një bashkëpunim të ri

Të dy njihen për bashkëpunim të suksesshme, ndërsa tani kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për dy reperët e njohur, Majk dhe Marin të cilët janë duke punuar për një këngë të re, që pritet të lansohet së shpejti.

Projekti i tyre i ri po punohet në studion muzikore të producentit të njohur, Rzon, i cili edhe postoi një foto ku shihet përkrah tyre.

“Disa gjëra nuk mund të ndalen, së shpejti”, ka shkruar Rzon në mbishkrimin e fotografisë që ndau me fansat në Instagram.

Kujtojmë që të dy reperët mbesin aktiv me projekte të ndryshme dhe gjithashtu mbrëmje e koncerte muzikore.

Projekti i fundit i Majk është bashkëpunimi me këngëtaren, Dafina Zeqiri “Më fal”, ndërsa Marin muaj më parë lansoi këngën “Shota”. 

(Kosova Sot Online)