![Egli lë pa tekst Gjestin për Shën Valentin: I dashur Besart](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/14/200x200_Egli_Gjesti_Shen_Valentin1739487860.jpg)
Dashuria është në ajër! Si rrallë herë, Bebe Rexha ndan foto me të dashurin e saj
![Dashuria është në ajër! Si rrallë herë, Bebe Rexha ndan foto me të dashurin e saj](/uploads/kosova-sot/images/2022/February/05/auto_61dab1d0-67fa-11ec-affd-67bfc36bf1321644058265.jpg)
Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale këtë fillim viti të ri, ndaj edhe ndjekësit e saj u habitën kur panë një seri fotosh të postuar në Instagramin e saj.
Artistja me famë botërore, si rrallëherë, përveç imazheve të vetes së saj, kishte përfshirë edhe shoqërinë, vëllain dhe të dashurin e saj.
Diku në një tjetër fotografi, Bebe u shfaq duke pozuar në prehrin e të dashurit, Keyan Safyari.
Çifti, i cili janë në lidhje prej më shumë se dy vitesh, gjatë muajit janar kanë shijuar së bashku një pushim dimëror në malet e Los Angeles-it dhe një prej fotografive të publikuara në Instagram, përfshin atë periudhë.
Ajo ka folur nëpër shumë media të ndryshme në lidhje me të dashurin e saj dhe ka vetëm fjalë të mira për të. Madje ajo është shprehur se edhe familja e saj e dashuron atë po aq shumë sa vetë ajo.
“Ne e pëlqejmë këtë djalë. Unë mendoj se ky është një djalë i mirë. Ky djalë është i veçantë. Ai është i dashur, ai kujdeset për mua, ai e kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë.”– është shprehur këngëtarja.
Bebe Rexha ka kohë që nuk ka publikuar muzikë të re, por i ka paralajmëruar fansat se do të sjellë shumë shpejt diçka të re.
(Kosova Sot Online)