Mozzik ka një surprizë për fansat këtë Shën Valentin
Mozzik ka paralajmëruar albumin e tij të dytë.
I titulluar “Lamborziki”, albumi pritet të publikohet me datë 14 shkurt.
Lajmin e ka bërë me dije vetë reperi përmes një postimi në rrjete sociale.
Albumi përmban 14 këngë, mes të cilave janë 3 bashkëpunime.
Përveç Noizy-t dhe Elvana Gjatës, Mozzik do të vijë në duet dhe me Getinjon në këngën “Broski”, ndërsa në këngët e tjera vjen solo.
Kujtojmë që ky album vjen vetëm pak kohë pas albumit të përbashkët me Loredanën, “No rich parents”.
Ata u ndanë vetëm pak kohë pasi u ribashkuan, por gjërat nuk shkuan mirë mes tyre.
(Kosova Sot Online)