Nga Iliri tek Donaldi/ Ja kush e ‘fiton’ Big Brother në Instagram

  • G.g /
  • 11 February 2022 - 10:58
Nga Iliri tek Donaldi/ Ja kush e ‘fiton’ Big Brother në Instagram

Big Brother Vip është shndërruar në formatin më të ndjekur nga shqiptarët. Banorët e famshëm të shtëpisë e kanë shndërruar këtë edicion në një sukses të vërtet. Madje aq shumë jehonë pati ky spektakël, sa vendosi të zgjatej edhe me një muaj. Personazhet e njohura veç simpatisë së madhe dhe fansave që kanë fituar brenda shtëpisë, duket se kanë edhe të tjera përfitime. Në rrjetet sociale, aktualisht ata janë shndërruar në ‘mbretër’, ku numërojnë një shifër të lartë ndjekësish. Ndjekës këta që shtohen ndjeshëm dita-ditës. Mos harrojmë që Instagrami për ta, përkthehet në të ardhura. Ndaj ndjekësit e ri, do të thonë kontrata dhe para më shumë për ta. Por le ti hedhim një sy sesi kanë ‘kapërcyer’ shifrat në Instagramin e tyre dhe kush është fituesi në këtë platformë.

Semi Jaupaj

Kur Semi u bë pjesë e shtëpisë së Big Brother ajo kishte 17 mijë ndjekës. Këngëtarja ishte një emër jo shumë i lakuar online, që asnjëherë nuk mendohej se do të merrte jehonë nga rrjetet sociale. Ndonëse qëndrimi i saj brenda në shtëpi nuk zgjati shumë, efektin e bëri në rrjetet sociale. Sot Semi ka plot 122 mijë ndjekës dhe duhet thënë se di ti përdorë mjaft mirë. Ashtu si e kemi ndjekur, kontratat dhe bashkëpunimet për të janë shtuar, duke qenë ndër personat me më shumë feedback në Instagram.

Arjola Demiri  

Aktorja që në javët e para u klasifikua si një konkurente e fortë, duke marrë të gjithë vëmendjen e publikut. Ndonëse kishte një numër të madh ndjekësisht, shifrat edhe për të i kapërcyen pritshmëritë. Kur ajo u bë pjesë e reality-shoë, kishte në Instagramin e saj 228 mijë ndjekës. Ndërkohë që sot ajo ka mbi 288 mijë ndjekës në llogarinë e saj dhe duhet thënë se shifrat vijojnë të rriten ‘frikshëm’.

Sarah Berisha

Si një nga blogeret që punën e saj e ka të ngritur mbi Instagramin, dihej që kjo platformë do t’i shërbente. Por ndoshta as vetë Sarah nuk e dinte që sot ajo do të kishte plot 225 mijë ndjekës. Kujtojmë që kur ajo u bë pjesë e shtëpisë, kishte 78 mijë, edhe ishte një emër shumë i njohur në fushën e saj.

Fifi

Këngëtarja kosovare hyri në Big Brother me një numër të lartë ndjekësish. Plot 616 veta ishin me të virtualish që nga dita e parë e kësaj loje. Por duket se shifrat tashmë po i afrohen 1 milionshit. Pas deklarimit të lidhjes me ish-burrin e Adrola Dushit, ndjekësit për të janë shtuar edhe më shumë. Sot ajo ka 722 mijë ndjekës në Instagramin e saj.

Donald Veshaj

Donaldi është padyshim personazhi më i klikuar dhe i komentuari i këtij Big Brotheri. Aktori i humorit rezulton edhe më i klikuari në Google, duke u shndërruar në një fenomen. Kjo famë dhe sukses janë ndjerë edhe në Instagramin e tij, ku numrat janë rritur shpejt dhe shumë. Ai e nisi këtë lojë me 78 mijë ndjekës dhe sot ka plotë 233 mijë të tillë. Kujtojmë se është i vëllai ai që ja mirëmban Instagramin, duke publikuar shpesh herë në ëktë platformë.

Beatrix Ramosaj

Ditët e para, kur ajo dhe Donaldi nisën lidhjen e tyre, Instagrami i këngëtares u ‘trondit’. Shifrat u shtuan ndjeshëm ku komentuesit nuk mund ta fshihnin simpatinë apo urrejtjen për këtë çift. Por e rëndësishme në fund të ditës është që shifrat u ngritën nga 520 mijënë 564 mijë në pak ditë.

Einxhel Shkira

Einxhel u bë pjesë e Big Brother më vonë se banorët e tjerë, ndaj e dinte çfarë e priste në Instagramin e saj. Por ne nuk e dimë, nëse moderatorja do ta mendonte që nga 110 mijë ndjekës, ajo sot do të kishte 197 mijë të tillë.

Ilir Shaqiri

Balerini duket se nuk është ndonjë fans i Instagramit, por edhe për të fansat nuk e kanë kursyer mbështetjen, që këtë herë ka ardhur me një ‘Folloë’. Balerini e nisi këtë eksperiencë me 12 mijë ndjekës, dhe më një profil të ‘vakët’, por sot ai ka më shumë se 58 mijë të tillë. Një shtim i mirë për një personazh që zgjedh mos të jetë shumë prezent në këtë platforme.

Dj PM

Vetëm 24 mijë e ndiqnin Dj Kosovar kur ai u bë pjesë e shtëpisë së Big Brother. Por simpatia ndaj tij, si dhe lidhja që krijoi me Sarën, shpejt u ndje edhe në Instagram. Sot ai shënon plot 143 mijë ndjekës dhe një numër të madh fan pages me të dhe me Sarën.

(Kosova Sot Online)