E mbuluar nga koka tek këmbët, Kim ishte kundër veshjes së saj në “Met Gala” dhe ja pse!
Të gjithë e kujtojmë veshjen e shumëpërfolur të Kim Kardashian me të cilën u shfaq në “Met Gala 2021”. E mbuluar tërësisht nga koka te këmbët me një veshje të zezë nga linja e veshjeve “Balenciaga” ajo i habiti të gjithë adhuruesit e saj, por edhe syrin kritik të stilistëve të ndryshëm të modës. Do të habiteni po të mësoni se ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka qenë kundër kësaj veshjeje.
Kam qenë kundër asaj veshje. Mendova: ‘Nuk e di se si mund ta mbaj maskën. Pse do të doja të mbuloja fytyrën time?. Por Demna Gvasalia, drejtori kreativ i Balenciaga-s dhe ekipi më thanë: ‘Kjo është një gala kostumesh. Kjo nuk është një festë Vanity Fair ku të gjithë duken bukur. Ka një temë dhe ti duhet të mbash maskën. Kjo është pamja’. -tha ajo.
Drejtori kreativ Gvasalia teksa shpjegoi domethënien e veshjes së Kardashian në “Met Gala”, këmbëngulte se maska ishte mjaft e rëndësishme për të kompletuar të gjithë pamjen e saj misterioze.
“Njerëzit do ta kuptonin menjëherë se ishte Kim për shkak të siluetës së saj. Ata nuk do të kishin nevojë as ta shihnin fytyrën e saj, e dini? Dhe unë mendoj se kjo është e gjithë fuqia e personazhit të saj të famshëm, që njerëzit nuk do të kishin nevojë ta shihnin fytyrën e saj.” shprehet Gvasalia.
Sa i përket stilit të saj të ardhshëm, Kim tha se ndoshta ka ardhur koha të ndihet komode dhe të qëndrojë pa grim, sepse kjo mund të jetë ajo që i pëlqen të përfaqësojë në botë.
Rikujtojmë se ylli televiziv i ka dhënë fund martesës me reperin Kanye West dhe po shijon një lidhje të re me Pete Davidson. Ky i fundit duket se e ka mjaft seriozisht me sipërmarrësen e “SKIMS” pasi së fundmi ai vendosi ta quajë atë të dashurën e tij. Përsa i përket arsyes së ndarjes nga Kanye, ajo shpjegoi se kishte ardhur koha për të që të jetë e lumtur pas një kohe shumë të gjatë dhe vendosi të zgjedhë mirëqenien e vetes së saj.
(Kosova Sot Online)