Në kuadër të përgatitjeve për “Eurovision”, Ronela Hajati duket kaq ndryshe!
Prej kohësh tashmë Ronela Hajati ka njoftuar se është më e angazhuar se kurrë kur bëhet fjalë për përgatitjet për “Eurovision 2022”. Përfaqësuesja e Shqipërisë me këngën “Sekreti” ndërkohë që ka ndarë disa detaje të videoklipit, së fundmi ka ndryshuar edhe look-un e saj.
Ajo ka hequr dorë nga të qenurit bjonde, teksa shihet me flokët e zeza dhe baluket e prera.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj të “Instagram”, ajo shkruan:
“It’s brunette night!”- “Është nata e brunes!”
Ndërkohë që performanca e saj në “Festivalin e Këngës” ishte me flokët bjond, mbetet për t’u parë se çfarë ka rezervuar e paparashikueshmja Ronelë për netët e rëndësishme të “Eurovision”-t!
Rikujtojmë se artistja ka bërë me dije se ka nisur xhirimet e videoklipit të këngës në jug të vendit, me një mesazh të fortë për ruajtjen e trashëgimisë sonë natyrore.
Burime për “Top Albania Radio”-n kanë konfirmuar se kënga po xhirohet buzë Vjosës, në Bylis.
U njoftua se në Gjirokastër dhe Tepelenë do të ketë gjithashtu fragmente të videoklipit. Video e cila do të publikohet në fillim të Marsit në kanalin zyrtar të “Eurovizionit” do të tregojë disa nga bukuritë më përrallore të Shqipërisë, që do të shërbejë si një promovim i përsosur për të gjithë dëgjuesit e eventit.
(Kosova Sot Online)