Brad Pitt ngre padi kundër Angelina Jolie, aktorja shet pronën e përbashkët
Brad Pitt ka paditur ish-bashkëshorten e tij, Angelina Jolie, duke e akuzuar se ka shitur ilegalisht pjesën e saj të pronës së tyre Chateau Miraval.
Pitt pretendon se ata kishin rënë dakord që asnjëri nuk do të shiste pjesën e tyre të Chateau pa marrëveshje nga pala tjetër.
Por ylli i “Fight Club” pretendon në padi se ndërsa vreshti u bë “pasioni i Pitt”, Jolie ia shiti pjesën e saj biznesmenit rus, Yuri Shefler, pa lejen e Brad.
Dokumentet të depozituara në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, thonë: “Jolie e përfundoi shitjen e supozuar pa dijeninë e Pitt, duke i mohuar atij të drejtën e pëlqimit që i detyrohej dhe të drejtën e refuzimit të parë që subjekti i saj i biznesit i detyrohej. Ajo e shiti interesin e saj me dijeninë dhe qëllimin që Shefler dhe bashkëpunëtorët e tij do të kërkonin të kontrollonin biznesin të cilit Pitt i ishte përkushtuar, duke e minimizuar kështu investimin e tij në Miraval”, thuhet në padi.
Pasuria Miraval ndodhet në fshatin Correns në rajonin Provence-Alpes-Cote d’Azur në Francën juglindore. Rezidenca me 35 dhoma është e rrethuar nga kopshte, shatërvanë, ujësjellës, një pellg, një kishëz dhe një vresht për të cilin Pitt thotë se ka investuar një sasi të madhe parash.
(Kosova Sot Online)