'Nuk folëm për disa ditë', Sinan Vllasaliu zbulon për herë të parë sherrin me Sabri Fejzullahun
Dy nga artistët më të mirë të muzikës shqiptare, janë njëkohësisht edhe miq të vjetër.
Sinan Vllasaliun dhe Sabri Fejzullahun i kemi parë shpesh së bashku në skenë, e ndërsa për herë të parë Sinani zbuloi edhe një mosmarrëveshje që ata kanë pasur me njëri-tjetrin.
Sinan Vllasaliu dha intervistën e parë pas 8 vitesh në ekranet shqiptare, dhe zgjodhi pikërisht emisionin ‘Glamour Zone’ të moderatores Ester Bylyku për këtë dalje publike.
Ester Bylyku: Keni pasur ndonjë rast që nuk keni folur për disa ditë?
Sinan Vllasaliu: Po. Jemi zënë për mendime të ndryshme, jo për muzikë.
Ester Bylyku: Cili e mori telefonin i pari për të folur me tjetrin?
Sinan Vllasaliu: Unë. Nuk e mendova dy herë.
(Kosova Sot Online)