“Mirëmëngjesi vetëm Trixës”, Antigona dhe Albani mbështesin këngëtaren pas asaj që ndodhi mbrëmë

  • G.g /
  • 22 February 2022 - 13:17
“Mirëmëngjesi vetëm Trixës”, Antigona dhe Albani mbështesin këngëtaren pas asaj që ndodhi mbrëmë

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar një feste me të gjithë ish-banorët, bashkëpunëtorët dhe stafin e “Big Brother VIP” të cilën kanë punuar gjatë këtyre katër muajve.

Ndërsa, burime të portalit “News31” bënë me dije se çifti, Donald Veshaj dhe këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj nuk komunikuan fare me njëri-tjetrin.

Pas refuzimit që të takonte Donaldin në darkën e organizuar me ish-banorët javën e kaluar, gjatë të premtes në finale Beatrixa befasoi të dashurin duke i kënduar një këngë në një ambient romantik në oborrin e shtëpisë.

Por, pas daljes së Donaldit nga shtëpia në rrjete sociale dhe media rozë u përfol se mes çiftit ka një krisje në marrëdhënie.

Këngëtarja ka publikuar një video nga befasia e saj për aktorin, mirëpo ky i fundit nuk reagoi fare madje nuk bëri as “like”, e që po të njëjtën gjë e bëri edhe Beatrixa duke mos i pëlqyer dy postimet e fundit të Donaldit.

Gjatë kohës që moderatorja, Bora Zemani zhvilloi një takim me Donaldin në shtëpi gjatë javës së parë të këtij formati, ishte fraza e Lori Hoxhës e cila u bë virale, ku kishte shkruar në “Instagram”: “Mirëmengjesi vetëm Borës”.

Po të njëjtën frazë kanë zgjedhur të përdorin mëngjesin e sotëm nëna dhe vëllai i këngëtares kosovare, teksa nuk dihet qartë arsyeja pse kanë përdorur pikërisht këngë shprehje.

(Kosova Sot Online)