Vjen reagimi i të dashurës së Don Xhonit për situatën Rusi-Ukrainë

  • G.g /
  • 25 February 2022 - 10:51
Vjen reagimi i të dashurës së Don Xhonit për situatën Rusi-Ukrainë

Të enjten në orët e para të mëngjesit Rusia ka filluar sulmet kundrejt Ukrainës.

Në lidhje më këtë ka pasur reagime të shumta në rrjete sociale nga shumica e vendeve te botës.

Madje në shumë shtete janë organizuar edhe protesta në shenjë revolte, duke përfshirë edhe popullin rus.

E një nga qytetaret e Rusisë që ka reaguar për situatën e rëndë mes dy shteteve është edhe Ariana Lirey apo ndryshe partnerja e Don Xhonit.

“Jo luftë”, ka shkruar ajo në reagimin e saj si kërkesë lutjeje të cilën e përcolli me flamujt e dy shteteve Rusi-Ukrainë.

(Kosova Sot Online)