![](/uploads/kosova-sot/images/2022/February/26/200x200_850x600_collage-2022-02-26T125805.553-780x43916458778571645881046.jpg)
Lexoni edhe:
Bebe Rexha duket mahnitëse me dekoltenë e hapur dhe veshjen me shumë stil, teksa shkon për një darkë në Hollywood
Një ndër debatet më të komentuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka qenë edhe mes Antonelës dhe Big Mamës.
E gjitha nisi kur Antonela i tha Big Mamës se e ka sharë serbisht. Aty Big Mama shpërtheu në ofendime të rënda deri sa mori vendimin për ta lënë shtëpinë menjëherë.
Ditën e stome, në puntatën e post “Big Brother VIP” ish-banoret janë vendosur përballë njëra tjetrës, që të komentojnë debatin e tyre.
Antonela mendon që Big Mama e ka shfrytëzuar këtë gjë për patriotizëm dhe sipas saj, këngëtarja kishte ardhur me synime për ta sulmuar që në fillim
Big Mama nga ana tjetër, i mohon këto akuza dhe e cilëson ish-konkurrenten e “Për’puthen” si “skuthe” dhe “mashtruese”.
Big Mama: Kur të kam sharë në serbisht?
Antonela: Disa herë. Për shaka. E ke shfrytëzuar për patriotizëm.
Big Mama: Kur e marr një veprim unë mendohem shumë. Ti bëre një akuzë ndaj meje dhe u mundove të prekësh pikën më të dobët për të më prekur.
Antonela: Që kur erdhi Big Mama, erdhi për të më sulmuar.
Big Mama: Unë nuk jam mashtruese. Mashtruese je ti. Skuthe je ti. Ju rri ballë atyre gjërave që kam thënë. Për shkak të Arbanës kam ardhur këtu.
(Big Mama çohet për t’u larguar)
(Kosova Sot Online)