Anxhela Peristeri konfirmon për herë të parë lidhjen e dashurisë. Kush është partneri i këngëtares?
Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri ka konfirmuar sot për herë të parë lidhjen shumëvjeçare të dashurisë.
Ajo nuk dha shumë detaje por pranoi se po shijon një romancë të bukur dashurie dhe partneri i saj nuk është figurë publike. Teksa ishte e ftuar te “Rudina” këngëtarja u pyet se kush janë njerëzit që ajo ka larg në këtë moment të jetës: “Për momentin jam afër me të gjithë”, – iu përgjigj Anxhela dhe menjëherë pas kësaj, pati edhe një përgjigje konkrete për pyetjen e radhës: “Edhe me të dashurin e zemrës?” “Po….” – tha ajo, më në fund, duke konfirmuar kështu lidhjen e dashurisë.
Më tej, këngëtarja tha se në shumë raste e ka ‘gënjyer’ publikun kur ka qenë e ftuar apo e pyetur për këtë temë, sepse ka dashur që ta ruajë për vete lidhjen e dashurisë: “Kam shumë vite që jam në një lidhje…” – tha ajo duke konfirmuar edhe një herë praninë e unazës së dashurisë që mban prej disa vitesh në gisht.
Po kush është djaloshi që i ka rrëmbyer zemrën Anxhelës?
Këngëtarja tha se partneri i saj nuk është pjesë e shoëbiz-it dhe për momentin nuk ka plane për një ceremoni zyrtare, por kur kjo të ndodhë, do të merret vesh.
“Është një gjë krejt private e imja dhe nuk ka të bëjë më muzikën time. Nuk kam dashur dhe nuk dua të flas shumë për këtë pjesë” – tha këngëtarja duke dashur ta mbyllë këtë temë, për të cilën është ngacmuar gjithmonë.
(Kosova Sot Online)