![Egli lë pa tekst Gjestin për Shën Valentin: I dashur Besart](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/14/200x200_Egli_Gjesti_Shen_Valentin1739487860.jpg)
Kim Kardashian heq mbiemrin ‘West’ nga llogaritë në rrjete sociale
![Kim Kardashian heq mbiemrin ‘West’ nga llogaritë në rrjete sociale](/uploads/kosova-sot/images/2022/March/04/auto_auto_1618341836-kim-kardashian-kanye-west-divorce1625845175-600x3601646384193.jpg)
Kim Kardashian është zyrtarisht beqare!
Pas divorcit me Kanye West, fansat kanë vënë re se 41 vjeçarja, themeluese e SKIMS, ka bërë një ndryshim të madh në llogaritë e saj në rrjete sociale.
Të enjten, fansat kapën se Kim kishte hequr mbiemrin e saj “West” nga Twitter dhe Instagram.
Në llogaritë e saj, ajo tani thjesht mban emrin e saj të vajzërisë, “Kim Kardashian”.
Vendimi i Kim për të ndryshuar emrin e saj në mediat sociale vjen pasi ajo u shpall ligjërisht beqare dhe gjykatësi miratoi kërkesën e saj për të hequr “West” si mbiemrin e saj ligjor.
(Kosova Sot Online)