
Dua Lipa ndryshon stilin e flokëve, duket komplet ndryshe

Dua Lipa dukej sensacionale me një veshje tërësisht të materialit xhins ndërsa po shkonte në xhirimet e emisionit “The Tonight Show With Jimmy Fallon” në New York të enjten.
Këngëtarja shqiptaro-britanike, 26 vjeçe, kishte veshur një palë sytjena me material xhins me zinxhir të markës “Diesel”, e cila tregonte mesin e saj të tonifikuar si dhe tatuazhet e saj të shumta, shkruan DailyMail.
Ylli i muzikës pop përputhej me pamjen që binte në sy, me stilin e ri të flokëve, pasi ishte bërë me balluke.
Fituesja e çmimit “Grammy” , dukej shumë më ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.
(Kosova Sot Online)