U panë bashkë në koncertin e Dua Lipës, Selena Gomez në një lidhje me biznesmenin shqiptar?
Në fillim të kësaj jave, Selena Gomez u pa në koncertin e Dua Lipa në New York me biznesmenin Zen Matoshi, duke bërë që disa fansa të pyesin se çfarë po ndodhte mes tyre.
E teksa emri i tij lakohet në çdo media botërore, “Panorama Plus” ka vënë re se Zeni është me origjinë shqiptare. Madje, ai është një nga organizatorët e “Sunny Hill”, festivali i përvitshëm që Dua Lipa organizon në Kosovë.
Pavarësisht çdo thashethemi, një burim i afërt me Selenën ka treguar ekskluzivisht për E!News se dalja e tyre ishte thjesht miqësore. “Ata janë miq”, ka thënë burimi. “Ai punon në fushën e teknologjisë dhe ka ndihmuar në këshillimin e Selenës.”
Selena dhe Zen bënë shumë bujë kur u panë së bashku në shfaqjen e “Madison Square Garden” më 1 mars. Edhe pse artistja e “Same Old Love” nuk e shfaqi pjesëmarrjen e saj në koncert në rrjetet sociale, Zen ndau postoi një video në Instastory që tregonte skenën ndërsa Dua performonte hitin e saj “Cold Heart”.
Por duket se Selena nuk është në kërkim të dashurisë për momentin dhe po fokusohet në shfaqjen e saj “Only Murders in the Building” dhe biznes. “Selena është e lumtur beqare tani.”- sipas E!News.
Në shtator 2020, themeluesja e “Rare Beauty” u shpreh se thjesht nuk e ka dashurinë në tru. “Është thjesht qesharake sepse dëshoj gjëra që thonë se dua një të dashur dhe gjëra të tjera…Megjithatë nuk e kisha menduar vërtet këtë”, tha Selena. “Djemtë kanë shumë punë”. Këngëtarja e “Bad Liar” vazhdoi duke shtuar: “Çdo ish-i im mendon se jam e çmendur, ndaj nuk më intereson”.
Romancat e kaluara të artistes përfshijnë lidhjen e saj me Justin Bieber, e cila u krijua për herë të parë në 2011 dhe përfundoi në 2018. Selena gjithashtu doli me The Weeknd nga janari deri në tetor 2017.
(Kosova Sot Online)