
Monika dhe “piloti i zemrave” bashkojnë zemrat familjarisht

Monika Lubonja, gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e BBV, krijoi simpati për parashutistin Arbër Xhaja, i cili surprizonte banorët nga ajri me fluturimet e tij surprizë.
Ditën e sotme, piloti që tani është bërë i njohur edhe për publikun, me anë të një video në “Instagram”, na ka prezantuar me dy dashuritë e tij, Monikën dhe bashkëshorten.
“Përshendetje do ju prezantoj me dy dashuritë e mija, atë reale dhe atë platonike”, u shpreh Xhaja.
Monika është mirëpritur në familjen e pilotit, me të cilin u surprizua edhe në shtëpi gjatë qëndrimit. Ajo tani është mikeshë shumë e mirë edhe e familjes së tij.
(Kosova Sot Online)