Ronela i ka kundërshtarë në Eurovision Fifin dhe Yllin, ja pse dhe si

  • G.g /
  • 10 March 2022 - 10:33
Ronela i ka kundërshtarë në Eurovision Fifin dhe Yllin, ja pse dhe si

Sukseset e artistëve shqiptarë padyshim po kapërcejnë edhe kufinjtë e vendit tonë, duke u shtirë më gjerë.

Së fundmi, është zbuluar se  Filloreta Raçi ose siç njihet me emrin e artit Fifi, dhe Ylli Limani kanë krijuar melodinë e këngës së Qipros që do të përfaqësohet në Eurovision.

Këtë e ka bërë të ditur vet Ylli, në një postim të shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

“Unë dhe Fifi krijuam melodinë për këngën e Qipros në Eurovision 2022, përkrah shumë emrave të mëdhenj të muzikës evropiane”, ka shkruar ai.

Kënga ndërkohë mban titullin “Ela” nën interpretimin e Andromachi që tani është publikuar edhe në YouTube.

Ju rikujtojmë se këtë vit festivali europian do të mbahet në datat 10, 12 dhe 14 Maj në Torino të Italisë.Vendi ynë do të përfaqësohet ngë kënga “Sekret” e Ronela Hajatit.

(Kosova Sot Online)