Emina Çunmulaj humb një njeri të dashur

  • G.g /
  • 19 March 2022 - 16:36
Emina Çunmulaj humb një njeri të dashur

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj ka ndarë një lajm jo të mirë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Ajo ka humbur vjehrrin e saj.

Emina ka postuar një imazh bashkë me vjehrrin duke i dedikuar fjalët më të mira.

“Qielli ka fituar një engjëll tjetër
Baba Joon,
Me fat që të quajta vjehrri im dhe i bekuar që ndjeva kaq shumë dashuri nga ti.
Do të më mungojë të shoh buzëqeshjen tënde të ëmbël dhe të bukur, të dëgjoj batutat e tua kaq qesharake dhe të zhvilloj bisedën tonë ruse/jugosllave.
U prefsh ne paqe”, ka shkruar Emina në Instagram.

Ajo ka pranuar shumë komente ngushëlluese nga miqtë dhe ndjekësit e saj.

(Kosova Sot Online)