15 vite dashuri, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj dikur dhe sot

  • G.g /
  • 22 March 2022 - 13:22
15 vite dashuri, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj dikur dhe sot

Mund ta themi me plotë gojë: Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, jo vetëm janë një ndër çiftet më të njohur në ‘showbiz’-in shqiptar, por ata na kanë treguar se dashuria merr shumë ngjyra të bukura krah personit të duhur.

Historia e tyre nisi kur i ati i Miriam Canit këmbëngulte që të bënte një duet me Albanin.

“Më thoshte që në Shqipëri është një artist shumë i mirë dhe që do ju shkojnë zërat. E mori në telefon Albanin dhe direkt ma kaloi mua telefonin”, ka thënë Miriami në një intervistë për emisionin e Rudina Magjistarit.

Dyshja më pas u takuan rastësisht në një aktivitet në Zyrih, ku ishin të ftuar dhe aty nisi gjithçka. Nga ai moment lidhja e tyre sa vinte e konsolidohej.

Historia e tyre e dashurisë ka bërë shumë të tjerë të ëndërrojnë dhe të frymëzohen. Dhe dedikime si ky që ka bërë Miriami së fundmi pa dyshim që marrin të gjithë vëmendjen.

Ajo ka publikuar disa foto të para 15 viteve në llogarinë e saj të “Instagram”-it, duke na kthyer mbrapa në kohë, që në fillimet e romancës së tyre.

Krah fotove Miriam Cani shkruan:

“15 vjet sot. As edhe 1 dite nuk mundem me ta imagjinoj pa ty. Faleminderit qe i dhe jetes time ngjyrat me te bukura. Te dua pak me shume se dje, me pak se nesër ”

(Kosova Sot Online)