Fifi dhe Adisi fillojnë pushimet në këtë vend magjik
Këngëtarja e shumë përfolur, Filloreta Raçi – Fifi, së fundi është duke e përjetuar në paqe lidhjen e saj romantike me, Adis Patushin.
Dyshja ka disa javë që kanë konfirmuar lidhjen dhe nuk po e jetojnë asnjë moment larg njëri tjetrit.
Edhe në çdo koncert të artistes, Adisi është krahë saj për mbështetje, së fundi, dyshja kanë udhëtuar drejt vendit magjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Prej atje, Fifi ka postuar një imazh në Instagram e më pasë ka ndarë me fansat edhe një InstaStory ku i ka bërë video partnerit ku shihen duke u argëtuar.
(Kosova Sot Online)