![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
Nga New York-u, Fifi shfaqet më në formë se kurrë, ja kush e shoqëron
![Nga New York-u, Fifi shfaqet më në formë se kurrë, ja kush e shoqëron](/uploads/kosova-sot/images/2022/March/28/auto_Fifi-Adis-Patushi-Panorama_Plus1648458590.jpg)
Pas daljes nga shtëpia e “BBV’ këngëtarja e njohur Fifi është komentuar gjatë në mediat rozë edhe për romancën e dashurisë së krijuar me ish-partnerin e Adiola Dushit, Adis Patushi.
Dyshja janë fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe duken shumë të lumtur teska nuk kanë munguar edhe deklaratat e shumta të dashurisë.
Së fundmi, Fifi ka udhëtuar drejt Amerikës ku ka performuar në një koncert së bashku me Ylli Limanin për të gjithë shqipatët e ndodhur atje.
Këngëtarja ka publikuar disa fotografi në Instagram ku shfaqet më në formë se kurrë e veshur me pantallona të gjerë, këmishë të bardhë, një kapele gri dhe xhaketë të zezë.
Ndjekësit e kanë komplimentuar për paraqitjen teksa fotot kanë marrë mijëra pëlqime.
(Kosova Sot Online)