Para disa vitesh u përfolën për lidhje, Beatrix ka një mesazh për reperin shqiptar: ‘Më mungon’

  • G.g /
  • 28 March 2022 - 11:16
Para disa vitesh u përfolën për lidhje, Beatrix ka një mesazh për reperin shqiptar: ‘Më mungon’

Në vitin 2019 këngëtarja Beatrix Ramosaj u përfol gjatë për një lidhje dashurie me reperin shqiptar që jeton në Londër, Escobars.

Dyshja shiheshin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por lidhja nuk u konfirmua kurrë nga asnjëri dhe ngeli në kuadrin e një “thashethemi”.

Së fundmi, Beatrixa e ka rikthyer sërish në vëmendje reperin, me anë të një postimi në “Instastory”.

Ajo ka publikuar projektin e tij më të ri në formë mbështetjeje.

Këngëtarja e ka quajtur “shok” për të shmangur keqkuptimet në rrjet.

“Më mungon shoku im i ngushtë! Kthehu së shpejti”, ka shkruar Beatrixa mes të tjerash.

(Kosova Sot Online)