E akuzuan për fotoshop e ndërhyrje, qe çka bëri Arjola Demiri
Ish banorja e "Big Brother VIP", Arjola Demiri, së fundi është përfolur për paraqitjen e saj të jashtme.
Aktorja shqiptare është akuzuar pë fotoshop dhe ndërhyrje në fytyrën e saj.
Në disa imazhe të publikuara ditë më parë në “Instagram”, Arjola Demiri dukej tejet bukur, por pas atyre imazhe “shpërthyen” komentet ku akuzonin aktoren se ka përdorur fotoshop ose ka bërë ndonjë ndërhyrje, pasi sipas tyre në “Big Brother” nuk dukej kështu.
Por në të vërtetë duket se magjia e make-up ka qenë arsyeja e shkëlqimit të aktores, që përtej të gjithave, mbetet e bukur dhe e hijshme pavarësisht këtyre “ndërhyrjeve”.
Siç shihet në këto foto, Arjola shfaqet pa “pikë” makijazhi ku edhe duket tejet e bukur.
(Kosova Sot Online)