![Gjesti ka një këshillë për Eglin](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/04/200x200_egli-gjesti1738663717.jpeg)
“Nuk e bullizuam mjaftueshëm”, Beatrix e revoltuar pas këtij komenti që mori
![“Nuk e bullizuam mjaftueshëm”, Beatrix e revoltuar pas këtij komenti që mori](/uploads/kosova-sot/images/2022/April/07/auto_beatrix-10-600x3601649320579.jpg)
Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj mori vëmendje gjatë kohës që ishte pjesë e reality-show “Big Brother Albania VIP” ku u lidh me aktorin, Donald Veshaj, marrëdhënie kjo e cila përfundoi së bashku me këtë format.
Pas daljes nga shtëpia, Beatrixa është mjaft aktive nëpër rrjete sociale, ku ditën e djeshme ka publikuar një frazë që e kishte përdorur për moderatoren Bora Zemani dhe Donaldin gjatë kohës që shkëmbyen puthje në takimin e realizuar brenda shtëpisë së famshme.
“Komshinjtë e kujt do çmenden këtë javë?”, shkroi Beatrixa duke iu referuar komentit që bëri në fotografinë e moderatores.
Ndjekës të këngëtares e kanë parë këtë postim si një mënyrë për të promovuar këngën e re, ndërsa një pjesë tjetër si thumb për dyshen – Bora & Donald.
Ndjekësit nisën ta “kryqëzojnë” Beatrixën duke e kritikuar se po përdor një koment, për të cilin është kritikuar edhe gjatë kohës që ishte brenda, për të tërhequr vëmendjen për interesat e saj.
“Ndjej sikur nuk e bullizuam këtë vajzë mjaftueshëm”, ka shkruar një ndjekëse në rrjetin social “Twitter”.
Ndërsa këngëtarja i është përgjigjur: “Vazhdo, më bullizo…Unë jam më e fortë se sa mendon ti! Thjesht shpresoj që një ditë fëmijët e tu të mos lexojnë gjërat që ke shkruar.”
(Kosova Sot Online)