![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
E përgjakur dhe me pranga në duar, modelja me miliona ndjekës dyshohet se ka vrarë të dashurin e saj!
![E përgjakur dhe me pranga në duar, modelja me miliona ndjekës dyshohet se ka vrarë të dashurin e saj!](/uploads/kosova-sot/images/2022/April/08/auto_cdf4b7f693a3494e9ee33b2081b4171a_md1649410561.jpg)
Policia në Miami ka pranuar një thirrje për një rast të dhunës në familje. Kur arritën në vendin e ngjarjes, ata gjetën një burrë 27-vjeçar me një plagë të dukshme me thikë.
Personi i plagosur u dërgua me urgjencë në një spital ku më pas u shpall i vdekur.
Policia konstatoi se Christian Obumseli dhe e dashura e tij janë përfshirë në konflikt fizik.
Burimet e TMZ bëjnë të ditur se femra e përfshirë në konflikt dhe që dyshohet se ka goditur për vdekje me thikë të dashurin e saj është Courtney Taylor.
Ajo është modele e njohur në Instagram dhe ka mbi 2 milionë ndjekës.
(Kosova Sot Online)