![Gjesti në lot pasi takon motrën dhe vëllain e tij në 'Big Brother Albania Vip'](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/15/200x200_gjesti_me_motren_e_vellain1739658991.jpg)
Beatrix Ramosaj publikon sot bashkëpunimin me DJ Geek 'Ma shumë se ti'
![Beatrix Ramosaj publikon sot bashkëpunimin me DJ Geek 'Ma shumë se ti'](/uploads/kosova-sot/images/2022/April/12/auto_850x600_beatrix-e1649767331160-780x43916497696191649772944.png)
Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj prej ditësh ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
Teksa zbuloi se është një bashkëpunim me DJ Geek, Beatrix sot (e martë) ka njoftuar se kënga e dyshes që mban titullin “Ma shumë se ti” lansohet pikërisht sot.
“Ma shumë se ti, sot ora 18:00”, ka shkruar Beatrix sipër një imazhi të shkëputur nga xhirimet e klipit.
Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këngëtarja e cila muajve të fundit ka qenë mjaft e komentuar, sidomos pas pjesëmarrjes së saj në edicionin e parë të “Big Brother VIP”.
Brenda shtëpisë së famshme, Beatrix krijojë një lidhje dashurie me aktorin Donald Veshaj, me të cilin u nda menjëherë pas përfundimit të BB VIP.
Kënga e fundit e këngëtares nga Kosova është “Faj”, që ishte një dedikimi për ish-partnerin e saj Doanldin.
(Kosova Sot Online)